Misioni për kualifikim në Botërorin 2026 i Italisë nën drejtimin e Gattusos ka nisur zyrtarisht. Pas grumbullimit në “Coverciano”, axurrët po përgatiten për sfidën vendimtare ndaj Irlandës së Veriut në Bergamo. Në konferencë për shtyp, Gattuso u shpreh: “Nuk ka alibi…, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes. Duhet të zgjedhim lojtarët që janë në formën më të mirë dhe që japin maksimumin. Nuk duhet të mendojmë as për të kaluarën”.

Për gjendjen e Alessandro Bastoni, trajneri tha: “E dini problemin që ka pasur. Që dje në mëngjes është në ‘Coverciano’ dhe po bën kurat e duhura. Shpresojmë ta kemi në dispozicion, e falënderoj për gatishmërinë”. Gattuso foli edhe për grupin: “Që nga dita e parë kam kërkuar të krijoj marrëdhënie me lojtarët. Duam të arrijmë objektivin, ky grup e meriton një gëzim”.

Ai pranoi vështirësitë e momentit, sidomos pas mungesës në dy Botërorët e fundit, duke shtuar: “Të veshësh fanellën blu nuk është e lehtë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të përballojmë çdo vështirësi”.

Lista e të grumbulluarve:
Portierë: Elia Caprile (Cagliari), Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma, (Manchester City), Alex Meret (Napoli);
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Diego Coppola (Paris FC), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma), Marco Palestra (Cagliari), Giorgio Scalvini (Atalanta), Leonardo Spinazzola (Napoli);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Niccolò Pisilli (Roma), Sandro Tonali (Newcastle);
Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atalanta), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Gianluca Scamacca (Atalanta).

The post Gattuso “driblon” mungesën në dy Botërorët e fundit: Mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut appeared first on Telesport.