Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti dhe sugjeroi mundësinë e një kontrolli të përbashkët me udhëheqjen iraniane, përcjell TV21. Duke folur para nisjes së aeroplanit presidencial nga Florida drejt Memfis, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me të ardhmen e kësaj rruge kryesore të transportit detar.
Gazetarja: Çfarë me Ngushticën e Hormuzit? Kush do ta kontrollojë?
“Do të hapet shumë shpejt, nëse kjo funksionon”, tha Trump.
Gazetarja: Sa shpejtë, dhe kush do ta kontrollojë? A do ta kontrollojë Irani ende rrjedhën e naftës?
“Do të jetë në kontroll të përbashkët”, shtoi Trump.
Gazetarja: Nga kush?
“Ndoshta unëndoshta unë dhe ajetollahu, kushdo që është ajetollahu, kushdo që do të jetë i radhës. Shiko, do të ketë një ndryshim serioz të regjimit. Me plot respektin, të gjithë janë vrarë nga regjimi. Tani po fillojnë, automatikisht ka ndryshim të regjimit. Po negociojmë me disa njerëz, që unë vlerësoj se janë të arsyeshëm, shumë solid. Njerëz që e dinë se kush janë, janë të respektuar. Ndoshta ndonjëri prej tyre është pikërisht ai që po kërkojmë. Shikoni Venezuelën, sa mirë po funksionon”, deklaroi Trump.
