Analisti Imer Selmani shpreson që të mbyllen sa më shpejt çështjet e brendshme të VLEN-it dhe kjo parti të funksionojë si një e vetme, në interes të qytetarëve. Në “ClickPlus” ai tha se debatet për pozicionet e liderëve janë çështje të brendshme dhe pak të rëndësishme për publikun, ndërsa ajo që ka vërtetë rëndësi është që përfaqësuesit shqiptarë në qeveri të jenë të bashkuar, të flasin me një zë dhe të kenë rol të fuqishëm në vendimmarrje.

“Dëshiroj dhe uroj që një ditë e përpara kjo storje ky kaputull të mbyllet dhe VLEN të funksionoj si një parti politike përshkak se do të jetë edhe për interesin tonë si si qytetarë. Nuk ja vlen shumë të debatohet përshkak se është çështja e tyre e brendshme se si do ta menaxhejnë pozicionimin e gjithë atyre liderëve të partive politike të cilat duan ta ndiejnë vetëveten të rëndësishëm ajo është për ata shumë e rëndësishme, por për qytetarin e vendit tonë qytetarët shqiptarë është shumë shumë e rëndësishme që subjekti politik që përfaqëson shqiptarët në qeveri duhet të flas fuqishë dhe njëzëri dhe të jetë tamam partner meritor  në vendimarrëje në tryezën e qeverisë”, theksoi Imer Selmani – analsit.

Analisti Sefer Selimi përplasjet dhe rivalitetet brenda VLEN-it i konsideron të parëndësishme, në një kohë kur  vendi ndodhet në krizë të thellë ekonomike dhe gjeopolitike. Selimi bëri thirrje që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt dhe të mos zvarriten, pasi sipas tij, nuk ndikojnë në vendimmarrje strategjike.

“Për mua këto inatet e partive politike brenda VLEN-it kush është i pari i mohallës janë shumë të pa rëndësishme, duhej të bëhen shumë kohë më parë. I bashkangjitem njëjtë urimit që të bëhen sa më shpejt dhe mos na lodhin me këto tema të inateve që absolutisht nuk kanë asnjë impakt në Qeverinë e RMV-së, se si të tillë siç kanë funksionuar deri tash shqiptarët janë të parëndësishëm qoftë politikisht qoftë në aspekt të vendimmarrjes për çështje gjeostrategjike, për ekonomike po se po”, deklaroi Sefer Selimi – analist.

Sa i përket ideologjisë së veprimit të VLEN si parti djathtiste, analistët përkrahin si ide, por një gjë e tillë kërkojnë të demonstrohet me masa konkrete që do të zbatohen nëpërmjet politikave vendimmarrëse, qoftë përmes ligjeve apo vendimeve qeveritare.