Pas pamundësisë për të siguruar një vend në ekipin e parë të Real Madridit dhe huazimit te Borussia Dortmund për dy vite, Achraf Hakimi vendosi të largohej njëherë e mirë nga “Los Blancos” duke u transferuar tek Inter, e më pas te PSG.

Marokeni ka arritur të fitojë gjithçka me klubin parizien dhe është tani një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, me një vlerë në treg te 80 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Edhe pse kontrata e tij me PSG-në është deri në qershor 2029, Hakimi është i bindur se ka ardhur koha për të kërkuar një rikthim në “Bernabeu”, sipas gazetarit Ramón Álvarez de Mon.

Edhe pse vetë lojtari është i gatshëm të bëjë gjithçka për të lehtësuar rikthimin e tij te Real Madrid, largimi nga PSG nuk do të jetë aspak i lehtë, aq më tepër duke ditur marrëdhënien e tensionuar mes dy klubeve.

The post Herën e parë nuk i dhanë asnjë mundësi, 80 milionshi kërkon të rikthehet te Real Madrid appeared first on Telesport.