
Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas të Shqiperis, pasi sipas raportimeve të mediave serbe ata kishin shfaqur bluza dhe simbole me motive kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në territorin serb.
Sipas informacioneve të publikuara, të arrestuarit identifikohen me inicialet A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005). Autoritetet serbe pretendojnë se ata dyshohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Raportohet se njëri prej të arrestuarve, A.S., kishte publikuar në Facebook një video ku shihej duke udhëtuar me një automjet Audi së bashku me personat e tjerë, ndërsa gjatë lëvizjes në autostradë nëpër Serbi shfaqeshin simbole të ashtuquajtura të “Shqipërisë Etnike”.

Sipas mediave serbe, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës pritet të dërgohen në Belgrade pranë Prokurorisë së Lartë Publike me kallëzim penal.
