Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se në bisedime me Iranin, përveç të dërguarit të tij, Steve Witkoff dhe këshilltarit, Jared Kushner, janë të përfshirë edhe zëvendëspresidenti, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Trumpi ka thënë se Irani “do të donte të bënte një marrëveshje…”.
Sipas tij, marina, forca ajrore dhe komunikimet e Iranit janë “zhdukur”, dhe fakti që ato nuk mund të komunikojnë përbën “problemin më të madh”.
