Hakan Çalhanoglu, mesfushori i Interit, ka folur për kalimin e tij nga Milani te zikaltërit në një intervistë për kanalin YouTube “KAFA Sports”: “Futbolli është një aktivitet i vështirë, para së gjithash duhet të tregosh vlerën tënde dhe se je në gjendje të mirë fizike. Pastaj edhe me tifozët, duhet t’i bindësh se do të japësh gjithmonë 100%. Ndeshja ime e parë shkoi mirë, shënova dhe dhashë një asist. Isha sinqerisht i entuziazmuar, ishte një eksperiencë e re, një tranzicion në karrierën time”.

Për interesimin e klubeve: “Prisnim deri në fund që Milani të bënte një ofertë rinovimi, por nuk erdhi. Pastaj agjenti më tha se kishte një ofertë nga Barcelona, edhe Juventusi ishte i interesuar. Më pas erdhi Interi, në momentin e fundit. Inzaghi na telefononte vazhdimisht, më donte shumë. Mendova: Si mund të kalosh nga Milani tek Interi? Agjenti më tha: Mendoje një natë dhe më telefono. Pranova Interin, ishte vendimi im, edhe familja e pranoi”.

The post Calhanoglu: Pas Milanit mora oferta nga Barça dhe Juventusi, por Inzaghi… appeared first on Telesport.