Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, i ka dhënë Teheranit edhe 10 ditë të tjera kohë për ta hapur Ngushticën e Hormuzit për transportin detar. Me kërkesë të Qeverisë iraniane, po e pezulloj periudhën e shkatërrimit të centraleve energjetike për 10 ditë, deri më 6 prill, shkroi Tramp në Truth Social. Si një rrugë kryesore për tranzitin e naftës dhe gazit, Ngushtica e Hormuzit është bërë një çështje qendrore e luftës amerikano‑izraelite me Iranin. Trafiku detar në këtë rrugë, që është një arterie e rëndësishme për furnizimet globale me naftë dhe gaz, është pothuajse i ndalur për shkak të sulmeve iraniane mbi disa anije dhe kërcënimeve të mëtejshme nga Teherani. Tramp tha se ka ndjenjën se ngushtica e do të pastrohet shumë shpejtë.

Problemi me Ngushticën e Hormuzit është ky. Le të themi se bëjmë një punë të shkëlqyer. Ne themi se kemi pastruar 99% të minave. Një për qind është e papranueshme sepse një për qind është një raketë që hyn në anije që kushton 1 miliard dollarë. Nëse bëjmë një shkatërrim 99%, kjo nuk është mirë. Por kam një ndjenjë se do të pastrohet shumë shpejt. Ata duan ta bëjnë. Ata janë të prekur. E mahnitshme është se nuk kemi nevojë për Ngushticën e Hormuzit. Nuk kemi nevojë fare për të. Kemi kaq shumë naftë. Vendi ynë nuk preket nga kjo. Kemi dyfishin e sasisë së naftës sesa Arabia Saudite ose Rusia, dhe së shpejti do të jetë trefishi i sasisë”, deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së.

Presidenti amerikan këmbëngul se bisedimet për përfundimin e luftës po shkojnë shumë mirë. Ndërsa zyrtarë të lartë iranianë e kanë mohuar se Teherani është në bisedime me Uashingtonin për t’i dhënë fund konfliktit. /Alsat.mk.

The post Presidenti amerikan zgjat ultimatumin ndaj Iranit për Ngushticën e Hormuzit appeared first on Alsat.