Petar Çaushevski

Asnjëri nga prokurorët Fatime Fetai, Vlladimir Milloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, të cilët synojnë pozitën e shefit në Prokurorinë e Lartë Publike, nuk e morën numrin e nevojshëm të votave, nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Nga shtatë kandidatët e paraqitur, kandidaturat i kanë tërhequr Xhelal Bajrami dhe Trajçe Pelivanov, ndërsa Aleksandar Markovski u zgjodh prokuror në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Tani këshilli do të hapë konkurs të ri dhe do ta vazhdojmë procedurën sipas ligjit.

Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi edhe katër prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar, por nuk ua vazhdoi mandatin asnjërit nga prokurorët kishin paraqitur kandidatura. Mes tyre u gjet edhe emri i prokurores Ivana Trajçevska Aleksova, e cila e udhëheq lëndën për policët e përfshirë në zjarrin në diskotekën Puls në Koçan. Kryeprokurori i Shtetit Nenad Saveski, thotë se kur ka situata të tilla, një prokuror tjetër vazhdon me lëndët.
“Në raste të tilla vazhdon të punojë një prokuror tjetër, i cili sipas rregullave për shpërndarjen e lëndëve do t’i caktohet një tjetër prokurori dhe ai vazhdon me punë”, deklaroi Nenad Savevski, prokuror publik shtetëror i RMV.

Anëtari i Këshillit të Prokurorëve, Ardian Demiri, adresoi kritika ndaj prokurorëve nga bashkësitë entike, sepse nuk paraqiten në konkurset për prokurorë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organziuar. Për prokurore në këtë prokurori u zgjodhën Engjëllushe Leshi Kadriu, Aleksandar Markoski, Ana Gogovska dhe Ana Stojkoviq, ndërsa Ivana Aleksova Trajçeva, Suzana Mirçevska Kuzmanovska dhe Valentina Bislimovska, nuk e morën numrin e nevojshëm të votave. Kandidaturat i tërhoqën Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro. / Alsat.mk.

The post Prokuroria e Lartë Publike, mbetet pa shef appeared first on Alsat.