I dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, ka deklaruar se pret që negociatat mes SHBA-së dhe Iranit të zhvillohen gjatë kësaj jave, duke sinjalizuar zhvillime pozitive në përpjekjet diplomatike.
Në një konferencë në Miami, Witkoff u shpreh optimist për rifillimin e bisedimeve, duke theksuar se lëvizjet në terren janë një shenjë inkurajuese për palën amerikane.
Megjithatë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka bërë të ditur se SHBA-të ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga Irani për propozimin prej 15 pikash që synon zgjidhjen e konfliktit.
Ai shtoi se, ndonëse ka sinjale për gatishmëri për dialog, mungesa e qartësisë rreth përfaqësimit të Iranit në negociata mbetet një nga pengesat kryesore.
