Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale shiu me intensitet të dobët, si dhe kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave të izoluara. Në disa zona më të larta, reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male do të ketë borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë.
