Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Luksemburgu tha se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Rama këtë e tha në deklaratën e përbashkët me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Rama tutje shtoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të re. Shtoi se kjo nuk është retorikë pro evropian, por “është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd”.

Mes tjerash, Rama theksoi se do të luftohet korrupsioni në çdo nivel.

“Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të anëtarësimit. Mbetet e palëkundur në vendomërinë e saj për të pëmbushur të gjitha kushtet. Do të forcojmë arrijet e bëra në fushën e drejtësisë, duke nxitur një sistem më transparet dhe më llogaridhënës. Po shohim hetime të proflit të lartë dhe figura politke që akuzohen apo dënohen nga një Gjykatë e pavarur pavarësisht lidhjeve të tyre me partinë në pushtet apo të tjerë. Do ta bëjmë këtë duke luftuar korrupsionin në çdo nivel. Institucionet tona të reja të drejtësisë, të linduara nga reforma në drejtësi, po shënojnë përparime domethënënse”, shtoi mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.