Pas vendimeve të Këshillit të Prokurorëve për zgjedhjen e prokurorëve në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokuroria Publike ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar efikasitet dhe drejtim të pandërprerë të procedurave në gjykatë, njoftojnë nga kjo prokurori.
Nga atje shtojnë se asnjë proces nuk do të vonohet, edhe në rast ndryshimi të prokurorit, dhe gjykimi vazhdon aty ku ka ndaluar.
Prokuroria apelon për informim të kujdesshëm dhe komentim të përgjegjshëm, veçanërisht për rastet që lidhen me tragjedinë në Koçan, duke theksuar se spekulimet publikisht vetëm rrisin shqetësimin e familjeve dhe publikut.
Ajo fton edhe organizatat e gazetarëve dhe zyrtarët publikë të respektojnë standardet etike dhe seriozitetin e situatës./TV21
