Klubi i karatesë Shkëndija nga Tetova shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Zlatni Pojas” në Çacak

Klubi i Karates “Shkendija” nga Tetova në edicionin e 55-të turneut ndërkombëtarë “Zlatni Pojas” të mbajtur në Çaçak të Serbisë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Në mesin e 2 mijë garuesve klubi nga Tetova u përfaqësua me 7 garues dhe të gjithë u shpërblyen me medalje.

Vlen të theksohet se në këtë turne Shkendija e Tetovës u rendit në vendin e tretë si klub.