“Deri te informacionet e pasakta vijmë për shkak të mungesës së transparencës”, kështu tha në Click Plus Elida Zylbehari nga “Metamorfozis” dhe shtoi se probleme të shumta vijnë edhe nga copy-paste, paditura por dezinformimi me qëllim, shkruan TV21.

Zylbehari tha se është e drejtë e qytetarëve që të informohen saktë dhe për këtë, theksoi se duhet të ketë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet që për këta të fundit tha se, japin informacione të dobëta ose gjysmake.