Skuadra e Chelsea është në mes të betejës për një vend në Champions League sezonin tjetër, 6 pikë pas vendit të fundit të lire, ku ndodhet Aston Villa. Pavarësisht ndryshimit t në stol, me largimin e Enzo Maresca dhe ardhjen e Liam Rosenior, skuadra nuk ka bërë ndonjë hap të madh përpara.

Madje javët e fundit kanë qenë problematike, me vetëm katër fitore në 12 ndeshjet e tyre të fundit. Mbrojtësi Marc Cucurella, nga kombëtarja spanjolle komenton situatën, duke kujtuar me nostalgji trajnerin italian: “Me Enzo Maresca në krye ishim më të qëndrueshëm sepse punuam së bashku për 18 muaj“.

Nëse shikoni parasezonin tonë të parë me të kishte dyshime. Duhet një proces që secili lojtar të kuptojë se çfarë duhet të bëjë. Në muajt e fundit me Maresca, luajtëm pothuajse përmendësh. Nëse do të ndryshonim sistemin, e dinim çfarë të bënim. Kemi nevojë për kohë me trajnerin e ri”, shtoi Cucurella.

Ne e dinim se çfarë donte Maresca nga ne. Fitimi i një titulli si Kupa e Botës për Klube, ndihmon në forcimin e lidhjes. Kishim marrëdhënie të shkëlqyera, që krijohen gjatë festimeve. Kur një trajner të jep atë besim dhe të ofron mundësinë për të luftuar për tituj, do të vdisje për të,” theksoi spanjolli.

Momenti kur Maresca u largua pati një ndikim të madh tek ne. Këto janë vendime të marra nga klubi. Nëse do të kisha vendosur, nuk do ta kisha bërë këtë zgjedhje. Për një ndryshim si ky, gjëja më e mirë që mund të bëhet është të pritet deri në fund të sezonit”, tha Marc Cucurella.

Në fund, ai tha: “Kur një trajner vjen në qershor ka kohë për t’u përgatitur, për të bërë një parasezon të plotë. Paqëndrueshmëria rreth klubit buron nga kjo. Pas Maresca kishim një trajner të përkohshëm, pastaj një trajner të ri, me ide të reja dhe pa kohë për të punuar mbi to. Kështu shkoi“.

The post Cucurella kujton me nostalgji Maresca: Me të fituam tituj, ishim gati të vdisnim në fushë për të appeared first on Telesport.