Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se janë bërë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, ku është ulur numri i punimeve për ciklet e dyta dhe të treta të studimeve, është reduktuar një anëtar i Qeverisë në Këshillin e Universitetit, dhe janë përditësuar kriteret e vlerësimit, duke përfshirë përdorimin e bazës “Scopus” për shkencat shoqërore dhe humane. Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë do të hartojë edhe një bazë tjetër revistash për vlerësim. Janevska njoftoi  se Ligji për arsim të lartë dhe Ligji për Shkencë janë vendosur dje në ENER.

Për shembull, pranuam uljen e numrit të punimeve për ciklet e dyta dhe të treta të studimeve. Ulëm një anëtar nga Qeveria, edhe pse nuk nevojitej, edhe pse nuk pajtohemi që kjo shkel autonominë e Këshillit të Universitetit. Përveç kësaj, bëmë edhe shumë ndryshime të tjera në aspektin e kritereve, për shembull, pranuam për shkencat shoqërore dhe humane, siç kërkuan mësuesit, që baza e të dhënave ‘Scopus’ të jetë relevante, nuk e përjashtuam ‘Web of science’, por ata insistuan të jetë ‘Scopus’”, tha Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.