Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendi i tij do të largohet nga Irani brenda 2-3 javëve pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje me Teheranin, përcjell TV21.
“Gjithçka që duhet të bëj është të largohem nga Irani, dhe ne do ta bëjmë këtë shumë shpejt. Pastaj do të forcojmë veprimet tona”, tha mes tjerash Trump.
Ai tha se kishte për qëllim që të pengohet ndërtimi i një arme bërthamore nga Irani, ndërsa sipas tij, është arritur edhe ndryshimi i regjimit.
“Ne i goditëm ashpër, i eliminuam shumë nga të çmendurit radikalë përgjatë ngushticë. Por nëse ata duan diçka, do të thosha se brenda dy javësh, ndoshta tre. Po i godasim fuqishëm. Mbrëmë shkatërruam infrastrukturë të madhe për ndërtimin e raketave, siç keni lexuar, apo shkruar. SHBA-të do të dalin nga lufta? Mendoj se për dy ose tre javë, do të largohemi”, tha Trump.
