Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një letre të hapur ka reaguar lidhur me debatet për statusin e gjuhës shqipe, duke theksuar se ajo është e drejtë e garantuar dhe nuk mund të vihet në diskutim.
Ahmeti nënvizon se Marrëveshja e Ohrit mbetet themel i shtetit dhe çdo përpjekje për ta relativizuar përdorimin e gjuhës shqipe përbën cenim të rendit kushtetues dhe të ardhmes së vendit.
Ai thekson se barazia gjuhësore ka forcuar shtetin dhe bashkëjetesën, ndërsa çdo tentativë për kufizimin e saj është regres i rrezikshëm që dëmton besimin mes qytetarëve.
Në reagimin e tij, Ahmeti shpreh edhe shqetësim për qasjet në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që institucionet të mbrojnë barazinë dhe të mos vënë në pikëpyetje të drejtat e fituara.
Në fund, ai thekson se të drejtat e shqiptarëve nuk janë privilegj, por detyrim kushtetues, duke shtuar se “nuk ka të ardhme pa barazi, nuk ka barazi pa dinjitet dhe nuk ka dinjitet pa gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare”.
