Çmimi i naftës së llojit “Brent” po arrin rekorde të reja gjatë tregtimit sot, duke u lëvizur rreth 107 dollarë për fuçi, një rritje mbi 5% dy orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti fjalimin për luftën që SHBA dhe Izraeli po e zhvillojnë kundër Iranit dhe njoftoi sulme më të ashpra në dy-tre javët e ardhshme.
Dje, çmimet e kontratave të ardhshme ranë për shkak të shpresës se konflikti mund të përfundojë shpejt, raporton “CBS News”.
Trump tha se misioni ushtarak amerikan në Iran do të përfundojë “shumë shpejt”, se janë arritur “fitore të dukshme” dhe se SHBA do ta sulmojë Iranin “shumë fuqishëm” në dy-tre javët e ardhshme.
Ai paralajmëroi shkatërrimin e të gjitha centralëve iraniane dhe goditjen e rafinerive të naftës nëse nuk arrihet një marrëveshje me udhëheqësit iranianë.
