
Drejtori i SH.A. MEPSO, Burim Latifi në vendosjen e gurithemelit për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, tha se projekt paraqet hallën e fundit të Korridorit 8, përcjell TV21. Duke theksuar rëndësinë e interkoneksionit të ri 400/110 kV TS “Manastir 2” për stabilitetin energjetik të Maqedonisë jugperëndimore dhe të gjithë sistemit nacional energjetik, Latifi tha se kjo do të sigurojë do të rrisë stabilitetin sistemit të transmetimit.
“Me realizimin e këtij projekti, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria fitojnë një lidhje të re të fuqishme dhe strategjike elektroenergjite, e cila do të përfaqësojë sigurinë e furnizimit, do të rrisë stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe do të hapë mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal evropian të energjisë. Me këtë interkoneksion po mbyllim hallkën e fundit energjetike të Korridorit 8 pan-evropian. Që nga pavarësia e venit tonë, Korridori 8 ishte një premtim bosh, ndërsa kjo qeveri që flet me vepra, i kthen sfidat në mundësi, dhe nga një projekt plotësisht të bllokuar krijon realitet një lidhje të vërtet infrastrukturore dhe energjetike me Shqipërinë”, tha Latifi.
Latifi paraljmëroi projekte të tjera në kuadër të zgjerimit të strategjisë së MEPSO-s, për zhvillim e rrjetit nacional të transmetimit.
“Në kuadër të kësaj, ne tahs po punojmë edhe në drejtime të tjera kyçe. Forcimi i lidhjes me Greqinë. Interkoneksion i ri me Kosovën, zhvillimi i rrjetit 400 kV në Maqedoninë perëndimore si dhe një lidhje të re nga Bullgaria”, tha mes tjerash Latifi.
Ndryshe, projekti parashikon ndërtimi e rreth 100 km linjë transmetimi ajror, nga Stacioni Transformator Manastir II, deri në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 17 milionë euro, i financuar përmes kredisë dhe grandeve nga BERZH dhe Fondet Europiane.
