“Prokurori i ri publik, Nenad Saveski, punon plotësisht nën diktatin e Hristijan Mickoskit dhe brenda 24 orëve i ka përmbushur të gjitha detyrat që i janë dhënë. Së fundmi, e eliminoi Lençe Ristoskën, një profesioniste e pavarur dhe e njohur, e cila bashkëpunonte edhe me “Eurojust” dhe u detyrua të largohet. Më parë, ata e hodhën poshtë ankesën e Ristoskës për presion politik nga Mickoski, i cili publikisht në televizion e ofendoi dhe më pas e largoi. Saveski ia mori rastet ‘Talir 1’ dhe ‘Talir 2’, që kanë të bëjnë me pasurimin e paligjshëm partiak, pasuri të fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe ‘Pallata e Bardhë’ e paligjshme e VMRO-së”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
The post LSDM akuzon Prokurorin e ri shtetëror, Nenad Saveski appeared first on Alsat.
