Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale shpall thirrje publike për dhënien e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter, që synon të mbrojë konsumatorët vulnerabël të energjisë për vitin 2026.
Për herë të parë, procesi i aplikimit do të zhvillohet plotësisht në mënyrë elektronike, përmes faqes së internetit të Ministrisë, duke e thjeshtuar ndjeshëm procedurën për qytetarët.
“Në vend të dorëzimit të dokumenteve në letër dhe pritjes para sporteleve, aplikuesit do të mund ta përfundojnë të gjithë procesin online – shpejt, thjeshtë dhe pa barriera të panevojshme administrative. Ky është një hap konkret drejt digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve publike, me qëllim që institucionet të jenë më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre reale. Mënyra e aplikimit do të shpjegohet në detaje dhe do të jetë publike, për të siguruar qasje të barabartë për të gjithë”, informuan Ministria.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 ditë nga data e publikimit të thirrjes publike, përkatësisht deri më 30 prill 2026. Aplikimi bëhet vetëm online, dhe thirrja publike me të gjitha informacionet dhe afatet gjendet në ketë link www.aplikanti.energy.gov.mk./Alsat.mk.
The post Publikohet thirrje e re për klima inverterë, aplikimi bëhet online appeared first on Alsat.
