Oliver Kahn di çfarë do të thotë të luash në “Santiago Bernabéu”. Legjenda e Bayern Munich, 56 vjeç, ka përjetuar nga afër vështirësitë e një ndeshjeje kundër Real Madridit, sidomos në stadiumin “Bernabeu”. Ai foli për pafundësinë dhe intensitetin e ndeshjes në një bisedë mbi duelin e Champions League, që do të zhvillohet këtë të martë.
“90 minuta në “Bernabéu” janë më lodhëse se kudo tjetër, – deklaroi për “Süddeutsche Zeitung”. – Atmosfera në Madrid është shumë më intensive se në Barcelonë, ndjen se gjithçka të shtyn poshtë. Atmosfera mund të jetë frikësuese. Tani, me tavanin e mbyllur, kjo ndihet edhe më shumë”.
Në vitin 2000, Kahn ishte pjesë e Bayern Munich që u bë ekipi i parë gjerman, i cili fitoi në fushën e Real Madridit. Gjatë kohës së tij, Bayerni festoi 7 fitore kundër madrilenëve (një barazim dhe katër humbje), duke fituar respekt si “Bestia Negra”: “Real Madridi ka kaluar kritika, paqëndrueshmëri dhe ndryshim trajneri… Pastaj fitoi ndaj Manchester City dhe kuptoi se mund ta kthejë sezonin. Kjo e bën Realin kaq të rrezikshëm”.
The post Kahn paralajmëron: 90 minuta në “Bernabéu” janë shkatërruese, atmosfera shumë më intense se në Barcelonë appeared first on Telesport.
