Në kushtet e presionit në rritje mbi çmimet e karburanteve, Qeveria paralajmëron një ndërhyrje të re me qëllim që të zbutet goditja ndaj qytetarëve dhe ekonomisë. Vendimi për uljen e akcizave pritet të merret në mbledhjen e nesërme, ndërsa efektet e para mund të ndihen që nga fillimi i javës së ardhshme.

Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se janë përmbushur kushtet për uljen e akcizave për naftën me 4 denarë, ndërsa për benzinën me 2 denarë për litër.

– Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe llogaritjet tona tregojnë se nafta duhej të shtrenjtohej rreth 7 denarë, ndërsa benzina nga 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i naftës të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh se ngadalë por sigurt po përfundon zbritja prej 3 denarësh për naftën që e ofron Okta, do të rinisim bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen edhe më tej. Nëse e vazhdojnë, nuk do të ketë rritje të çmimit të naftës nga çmimi maksimal që e përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë. Për benzinën, kjo do të thotë se do të lirohet rreth gjysmë denari, dhe nëse Okta e vazhdon zbritjen prej 2 denarësh për litër, atëherë do të kemi një ulje shtesë prej 2.5 denarësh në çmimin e benzinës, deklaroi Mickoski, duke shtuar se kjo sigurisht do të reflektohet në Buxhet.

Vendimin përfundimtar për çmimet e reja do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë të hënën, kur do të bëhen të njohura edhe korrigjimet e sakta në tregun e derivateve të naftë