Janë luajtur 5 nga 6 ndeshjet e javës së 29-të për Kategorinë e Parë. Në Korçë, Skënderbeu fituar vetëm në minutat shtesë 1-0 ndaj Ilirisë, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Mario Beshiraj në minutën e 90+5′, pas një faulli brenda në zonë. Laçi dhe Pogradeci kanë kryer detyrën me sukses, njësoj si korçarët. Kurbinasit kanë fituar në fushën e tyre 3-1 ndaj Burrelit, ndërsa liqenorët kanë fituar 5-1 në shtëpi ndaj Kastriotit.

Skënderbeu kryeson renditjen me 60 pikë, Laçi ndjek i dyti me 67 pikë dhe Pogradeci i treti me 64 pikë.

Përveç garës mes tri ekipeve për të siguruar dy biletat direkte për në Abissnet Superiore, rivalitet i madh është edhe në fundin e tabelës. Kukësi ka fituar 2-0 ndaj Apolonisë, duke tejkaluar fierakët në renditje. Verilindorët renditen në vendin e nëntë me 27 pikë, Apolonia në vendin e dhjetë me 26 pikë. Lushnja po ashtu mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Korabit, por ende është në zonën e kuqe pasi mban vendin e 11-të me 25 pikë. Mbyll tabelën Luftëtari me 22 pikë.

The post KATEGORIA E PARË: Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën. Fitore të rëndësishme për Kukësin dhe Lushnjen appeared first on Telesport.