Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, vizituan punimet në segmentin hekurudhor Zelenikov – Qendër. Nikollovski theksoi se kjo linjë pritet të vihet në funksion në muajin shtator.

“Deri në qershor do të përfundojë linja e parë e Trenit të Qytetit nga Zelenikovo nëpërmjet Draçevës, Kisella Vodës, Aerodromit deri në stacionin hekurudhor të Shkupit, dhe me fillimin e vitit shkollor në shtator, do ta vëmë në shërbim. Për dy linjat e mbetura, do të shpallim një tender këtë vit, i cili do ta shkurtojë afatin me një vit, dhe deri në vitin 2027, Treni i Qytetit do të jetë plotësisht i përfunduar në të tre linjat”, deklaroi Nikollovski.

Ai tha se me blerjen e autobusëve, planifikohet që treni i qytetit të lëviz çdo një orë, i cili vlerësoi që deri në fund të vitit 2027 të jenë funksional tri linja hekurudhore.

Ndryshe, Nikollovski kishte premtuar në maj të vitit të kaluar se linja e parë nga Zelenikovo do të ishte gati deri në fund të vitit 2025.

The post Nikollovski: Në shtator pritet lëshimi i linjës hekurudhore në Shkup appeared first on Alsat.