
Vaji, kafeja, qumështi, vezët, produktet bujqësore, si dhe mishi i pulës dhe mishi i grirë. Çmimet e produkteve ushqimore po thyejnë rekorde. Për pothuajse vetëm një muaj, çmimet e tyre janë rritur rreth 30% deri në 40%. Ndërkohë, rritja shtesë e çmimeve të karburanteve do të ndikojë edhe më tej në rritjen e çmimeve të produkteve.
Produkti Çmimi para krizës (denarë) Çmimi gjatë krizës (denarë)
(denarë)
Vaj 74 93–118
Kafe 104 120–140
Mish i grirë 638 849
Mish pule 376 493
Qumësht 56 67–78
Vezë 103 122–148
Speca 300
Domate 200
Por autoritetet ende po shqyrtojnë nëse janë të nevojshme masa për uljen e çmimeve. Kryeministri Hristijan Mickoski shton se kjo varet nga zhvillimet globale.
“Sa i përket masave dhe ngrirjes, tani ekziston mundësia për marzhat, që të mos jetë ngrirje e plotë ku çmimet do të mbeten të njëjta edhe muajin e ardhshëm, por mund të zgjatet periudha që të ketë efekt për shpërndarje. Pra, tregtarët, pasi të përfundojë periudha e marzhave të ngrira, natyrisht do të duan t’i rrisin ato për t’i balancuar, por kjo mund të shpërndahet në disa muaj. Mund të kemi skenar të tillë, po e shqyrtojmë, jo se nuk po e shqyrtojmë, por siç ju thashë, kjo do të varet nga shumë faktorë global, jo nga ne”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Partitë opozitare tashmë kanë alarmuar se Qeveria duhet të pranojë propozimet e tyre për uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore në 0%./Alsat.mk.
