Alergjitë e ndryshme tek njeriu janë në rritje viteve të fundit, këtë e konfirmon edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërsa ka disa lloje të alergjive si ato ushqimore dhe alergjitë e medikamenteve.
Jo çdo simptomë është tip alergjie, thotë dermatologia nga Kërçova Lulije Jahja, e cila bën të qartë se alergjia nuk shfaqet kur përdorim një ushqim ose mjekim për herë të parë, por kjo ndodh pasi të njëjtin e kemi marrë ose konsumuar dy, tre ose më shumë herë.
“Alergji ka çdo stinë e vitit dhe jo vetëm pranvera, e cila ka polenin nga i cili shumë njerëz janë alergjikë. Çdo stinë ka alergjitë e veta, ndërsa në përditshmëri janë alergjitë ushqimore dhe mjekësore”, tha Lulije Jaha.
Sipas saj, ndër alergjitë më të rënda janë ato të cilat vijnë nga medikamentet.
Alergjitë nga medikamentet llogariten si më të rëndat dhe mund të sjellin pasoja fatale, si dhe alergjia nga pickimi i grerëzave dhe bletëve”, deklaroi Jaha.
Dermatologia Jahja bën apel deri tek mjekët amë që të mos shkruajnë në librezat e pacientëve se janë alergjikë nga ndonjë medikament vetëm me mendim apo supozim, pa e konfirmuar me alergotest, sepse, siç thotë ajo, jetës nuk i dihet dhe mund të vijë koha të jemi të varur pikërisht nga ai medikament që mjeku amë mendon se jemi alergjikë pa e konfirmuar.
