Sot pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, ndërsa sinoptikët paralajmërojnë temperatura deri në 26 gradë Celsius, përcjell TV21. Sipas parashikimeve, temperatura gjatë ditës në vend do të lëvizë nga 1 deri në 26 gradë Celsius.
Temperatura minimale në Shkup pritet të jetë 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga e mërkura dhe në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu.
Reshje më të dendura priten të shtunën. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë në formë bore. Nga e enjtja temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.
