Real Madridi po përgatitet për ndeshjen çerekfinale të Champions League ndaj Bayernit dhe ka vendosur ta mbyllë çatinë e lëvizshme të “Bernabéu” për të krijuar një atmosferë më intensive dhe shtuar presionin mbi lojtarët e Kompany. Klubi madrilen kërkon të shfrytëzojë maksimalisht avantazhin e fushës dhe magjinë që sjell himni i Champions-it.
Bayerni nuk e ka pranuar mirë vendimin dhe ka bërë ankesë në UEFA për efektin akustik dhe presionin që do të krijojë zëri i stadiumit të mbyllur. Megjithatë, rregullorja lejon skuadrën pritëse të vendosë për çatinë, përveç ndonjë rasti moti të keq, ku vendimi përfundimtar i takon delegatit të UEFA-s dhe arbitrit.
Stadiumi pritet i mbushur plot, me të gjitha biletat e shitura, përfshirë 4.000 për tifozët bavarezë, të cilat “avulluan” brenda pak orësh. Madridi do të prezantojë një tifo 360°, në të bardhë e purpt, për të mbështetur ekipin e tij, ndërsa Bayerni do të jetë i shoqëruar nga tifozët e vet, sa lejohen në transfertë. Real Madridi synon ta harrojë humbjen ndaj Mallorca dhe të tregojë versionin e tij europian.
Ja formacionet e mundshme:
Real Madrid: Lunin; Trent, Militao, Rüdiger, Fran García; Tchouaméni, Valverde, Thiago Pitarch, Güler; Mbappé, Vinicius.
Bayern Munich: Neuer; Stanicic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Luis Díaz, Gnabry, Olise; Kane.
The post Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ankesave të Bayernit në UEFA appeared first on Telesport.
