Përballja e sotme mes Real Madridit dhe Bayern Munich do të jetë më e veçantë për njërin nga lojtarët bavarezë. Bëhet fjalë për zbulimin e këtij sezoni, Lennart Karl, i cili pak kohë më parë u shpreh publikisht se një ditë dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit.

Sot, mund të jetë prova e madhe për talentin gjerman për të treguar cilësitë e tij para syvë të 80, 000 spektatorëve dhe sigurisht presidentit Florentino Perez. Pavarësisht dëshirës së tij, për momentin 18-vjeçari është i fokuar te Bayern Munich dhe ta mbyllë me trofe këtë sezon.

Në anën tjetër, pavarësisht talentit të padiskutueshëm të Lennart Karl, drejtuesit e Real Madridit duan të jenë të kujdesshëm para se të bëjnë hapin e madh dhe të provojnë transferimin e tij nga Bayern, që për momentin duket i pamundur.

Ai është një lojtar shumë interesant që mund të bëhet një nga më të mirët në botë nëse është me fat me lëndimet dhe vazhdon të përparojë me të njëjtin ritëm. Por, ka pasur shumë lojtarë të rinj si ai që kanë ngecur dhe nuk kanë arritur kurrë të tregojnë potencialin e tyre të plotë.

Megjithatë, nata e sotme do të jetë vërtet e veçantë për Lennart Karl, ku do të përballen e tashmja me të ardhmen e mundshme.

The post Prova e madhe para 80. 000 tifozëve dhe Perez për yllin e ri të Bayern që ëndërron të luajë për Real Madridin appeared first on Telesport.