Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli ka goditur hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani.

“Dje shkatërruam avionë transporti dhe dhjetëra helikopterë. Sot sulmuam shinat e trenit dhe urat e përdorura nga Garda Revolucionare”, ka shkruar Netanyahu në X.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se kanë goditur “tetë segmente urash” që pretendojnë se janë përdorur nga forcat e armatosura iraniane.

IDF-ja thotë se këto sulme ndodhën në qytete, duke përfshirë Teheranin, Karajin, Tabrizin, Kashanin dhe Qomin.

Kjo vjen pas raportimeve të mëparshme nga media shtetërore iraniane se dy persona u vranë pas një sulmi në një urë në Kashan, disa orë pasi Izraeli paralajmëroi banorët e Iranit të mos merrnin trena “për hir të sigurisë së tyre”.