Njëri nga liderët e Vleni-ti, Izet Mexhiti, pasi miratoi Qeveria Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, deklaroi se po i japin fund një epoke të zgjidhjeve gjysmake, kulturës së improvizimeve dhe mekanizmave, që sipas tij për vite me radhë krijonin padrejtësi, paqartësi, pasiguri dhe dëm për shqiptarët.
“Për një kohë të gjatë, në vend të sistemit, kishim mjete të përkohshme. Në vend të drejtësisë, kishim selektivitet. Në vend të besimit, kishim zhgënjim”, deklaroi Mexhiti në rrjetin e tij Facebook.
Me këtë ligj, sipas Mexhitit vendoset një kornizë e qartë ligjore, vendosen mekanizma kontrolli dhe përgjegjësie, dhe më në fund, përfaqësimi i drejtë pushon së qenuri pazar politik dhe bëhet detyrim ligjor. Ky nuk është hap pas. Ky është hap përpara”, theksoi ai.
Për shqiptarët, Mexhiti nënvizon se kjo do të thotë fund i politikave që krijonin iluzion të përfaqësimit, ndërsa në thelb linin boshllëqe.
“Për shtetin, kjo do të thotë institucione më të forta.Ne nuk premtojmë zgjidhje të lehta. Ne sjellim zgjidhje të qëndrueshme.Ky është dallimi. Kjo është përgjegjësia. Ky është VLEN”, tha Mexhiti./Alsat.
The post Pas miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë, Mexhiti: Po i japim fund një epoke të zgjidhjeve gjysmake appeared first on Alsat.
