Real Madridi po shkon drejt një sezoni pa trofe, diçka që nuk ndodh nga sezoni 2020-2021. Humbja në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League vizaton një panoramë të zymtë për ekipin e Arbeloa, i cili fundjavën e kaluar pa t’i ikte pothuajse përfundimisht La Liga dhe që, këtë të martë, u shfaq i pafuqishëm ndaj Bayern Munich, që konfirmoi statusin e favoritit të madh për “kupën veshëgjatë”.

Sezoni 2025-2026 mund të hyjë në historinë e zezë të Real Madridit, që nuk e mbyll një sezon pa trofe nga 2020-2021, në periudhën e dytë të Zinedine Zidane në stolin e “Bernabéu”. Ai Real Madrid, në një sezon të shënjuar nga pandemia, ishte nënkampion në La Liga (e fitoi Atlético Madridi) dhe arriti të paktën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Chelsea. Në kompeticionet e tjera, paraqitja ishte shumë e dobët: humbje në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic dhe eliminim në raundin e parë të “Kupës së Mbretit” ndaj Alcoyano.

Paralelizmi mes atij sezoni dhe këtij aktual është i dukshëm. Vendi i dytë në La Liga, por 7 pikë larg kreut dhe me një vizitë të mbetur në fushën e Barcelonës, e bën situatën të dëshpëruar, sidomos pas humbjeve si ajo e fundjavës ndaj Mallorca, një ndeshje që duhej fituar për të rritur presionin ndaj Barçës, që vizitonte Atlético Madridin.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎REAL MADRID 1|2 2 BAYERN BAYERNMÜNCHEN MÜNCHEN 51 1% % 9 20 5 5 8 49 49% % 6 19 9 BALL POSSESSION ATTEMPTS ON TARGET TOTAL ATTEMPTS SAVES CORNERS OFFSIDES DISTANCE COVERED PASSES COMPI ETED 101.91 101 km 303 393(89%) (89%) 11 110.85 km 427 (90%) T له Emirates BETTER 애품‎"‎‎

Imazhi ishte shumë i dobët dhe humbja e merituar, ashtu si ajo e mesit të janarit në “Carlos Belmonte” të Albacete, në raundin e dytë të “Kupës së Mbretit”. Ishte edhe ndeshja e parë e Arbeloa si trajner, por as ndryshimi në stol nuk shërbeu si reagim për një skuadër që, edhe me Xabi Alonso vinte pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës në Jeddah.

Mundësia e një sezoni pa trofe vendos në qendër të kritikave gjithë skuadrën, sidomos yjet kryesorë, me Kylian Mbappé në plan të parë. Sulmuesi francez u transferua te Real Madridi për t’iu afruar objektivit të madh kolektiv, Champions League, por as këtë sezon dhe as të kaluarin nuk ka qenë pranë trofeut. Në pritje të ndeshjes së kthimit në Mynih (të mërkurën e ardhshme), është e qartë se Real Madridi me Mbappé janë larg klubeve më të mira të Europës, të cilat dikur i dominonte me epërsi të padiskutueshme.

Sezoni 2025-2026, nëse konfirmohet humbja në Gjermani dhe titulli i La Liga-s për Barcelonën, do të pasonte një tjetër sezon zhgënjyes, 2024-2025, ku Real Madridi luajti në 7 kompeticione dhe fitoi vetëm Superkupën e Europës, çka çoi në largimin e Carlo Ancelotti nga stoli i “Chamartín”.

 

 

 

The post Real Madridi përballë fantazmës së një sezoni pa trofe, Arbeloa në “fije të perit” appeared first on Telesport.