Shumë të dhëna, të cilat janë bërë prova, sugjerojnë seriozisht rikthimin e Antonio Conte në stolin e ekipit kombëtar italian. Edhe presidenti De Laurentiis dha bekimin e tij, çka do të thotë se atij i duhet të gjejë një zëvendësues të denjë.
Sipas mediave italiane, De Laurentiis ka piketuar Thiago Motta për stolin e Napoli në rast se Conte vendos të largohet. Një trajner që e njeh mirë Serie A, pasi ka drejtuar Genoa, Spezia, Bologna e Juventus, por aktualisht është pa ekip.
Presidenti i Napoli e kishte konsideruar Motta si trajner që pas sezonit të tij të shkëlqyer në Bologna, por asokohe braziliani zgjodhi Juventus. Tani ai është i lirë dhe i etur të tregojë se idetë e tij në një ekip dhe qytet të flaktë për futbollin.
Motta tani është sërish në radarin e De Laurentiis, që ka edhe tri emra të tjerë në listë si kandidatë të mundshëm. Ata janë Vincenzo Italiano, një nga trajnerët më të njohur të viteve të fundit si dhe dy kampionë bote, Daniele De Rossi e Fabio Grosso.
Presidenti De Laurentiis është tashmë duke punuar shumë, përveç çdo zhvillimi të papritur ose një tjetër veprimi mjeshtëror që e bind trajnerin aktual të qëndrojë te Napoli edhe sezonin tjetër, siç e dindi edhe vitin e kaluar.
The post Ish-trajneri i Juventus në stolin e Napoli nëse Antonio Conte rikthehet në drejtim të kombëtares appeared first on Telesport.
