Në “Air Albania”, u luajt akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos dhe Vllaznia, sfidë që u mbyll në barazim 1-1.
Në minutën e 22-të, ku pas një kontakti në zonë mes Bismark dhe portierit të “Bluve”, Aldo Teqja, arbitri kryesor Andi Koçi drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyn VAR, anullohet vendimi për penallti dhe jepet faull në favor të Dinamos, pasi u konsiderua si faull ndërhyrja e Kevin Dodaj ndaj portierit të Dinamos.
Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Sherif Kallakut-Dodajt dhe Bismakr, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për shkodranët.
Pjesa e dytë nis më mirë për Dinamon. Në minutën e 53-të, “Blutë” fitojnë një penallti pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Klint Qato. Godet Dejvi Bregu, pret Aron Jukaj.
Në minutën e 73-të, Vllaznia gjen golin e dytë me Dodaj, por që anullohet për pozicion jashtë loje të Gurishtës. Në minutat shtesë, Vllaznia mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Gurishtës, për ndërhyrjen e ashpër ndaj Nezirit.
Në fund të shtesës, Dinamo fiton një tjetër penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Celikovic. Godet Bregu, topi këtë herë përfundon në rrjetë. Sfida mbyllet 1-1. Gjysmëfinalja e kthimit do të luhet më 23 prill në “Loro Boriçi”.
The post Kupa e Shqipërisë: Vllaznia e pëson në fund, Dinamo i gëzohet golit në shtesë appeared first on Telesport.
