Shqiptarët e Kosovës renditen të katërtit për nga numri i qytetarëve të natyralizuar në Zvicër gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjithsej 2,106 kosovarë morën shtetësinë zvicerane gjatë vitit të kaluar.
Në total, rreth 41,269 shtetas të huaj fituan shtetësinë zvicerane në 2025. Kjo shifër është afërsisht e njëjtë me natyralizimet e vitit 2024, por dukshëm më e ulët se 46,711 të huajt që u bënë zviceranë në vitin 2006. Sipas medias “TheLocal.ch”, që atëherë, numri ka luhatur rreth 40,000, krahasuar me vetëm 11,208 natyralizime në vitin 1992.
Nga janë qytetarët e rinj?
Pothuajse gjysma e të natyralizuarve në 2025 vijnë nga Gjermania, Italia, Franca, Portugalia ose Kosova.
- Gjermania – 8,980 (22% e totalit)
- Italia – 4,220
- Franca – 3,914
- Kosova – 2,106
- Portugalia – 1,840
- Turqia – 1,404
- Maqedonia e Veriut – 1,307
- Spanja – 1,280
- Serbia – 1,096
- Mbretëria e Bashkuar – 927
Rreth 19% e të natyralizuarve ishin qytetarë të vendeve jashtë Evropës. Sipas medias zvicerane, 18.5% e qytetarëve të rinj përdorën “procedurën e thjeshtuar të natyralizimit” në vend të rrugës së zakonshme përmes rezidencës.
Natyralizimet sipas kantoneve
Kantoni i Cyrihut regjistroi numrin më të madh të natyralizimeve në 2025, me mbi një të katërtën e totalit (11,100). Nga këta, rreth 3,756 qytetarë të huaj (kryesisht gjermanë dhe 85 britanikë) u natyralizuan në qytetin e Cyrihut.
Kantoni i Vaud pasoi me 5,459 natyralizime, ndërsa kryeqyteti Berna regjistroi 3,578. Kantoni më pak i populluar, Appenzell-Innerrhoden, regjistroi vetëm 14 natyralizime.
