Gazetar: Petar Çaushevski

Është shtyrë seanca publike në Gjykatën e Apelit në Shkup, në të cilën duhej të shqyrtoheshin ankesat e Lupço Palevskit, Velibor Manovit, Bore Videvskit dhe Vllatko Keshishevit, të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorgjevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Shkak i anulimit ishte gjendja shëndetësore e Videvskit, i cili më herët ishte i shtruar në spital për shkak të problemeve me veshkat. Avokati mbrojtës i Videvskit tha se do të përpiqet të sigurojë pëlqimin, me qëllim që të mos ketë shtyrje të seancave.

„Unë do të përpiqem të siguroj pëlqimin. Megjithatë, këtu problemi është sistemati. Sepse nëse personi ka trajtim të duhur spitalor dhe mjekim adekuat, ai nuk ka problem të marrë pjesë në seancat gjyqësore“, deklaroi Bojan Manev, avokat i Videvskit.

Në procedurën e shkallës së dytë, Prokuroria ka dorëzuar ankesë ndaj aktgjykimit lirues për babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski. Gjykata e Apelit seancën e radhës e ka caktuar për më 11 maj. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes, vitin e kaluar Palevski, Manov, Videvski dhe Keshishev u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Aleksandar Gjorgjevski u lirua nga akuza për mungesë provash. Vanja dhe Pançe u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të pajetë në afërsi të Shkupit dhe Velesit./Alsat.mk.

The post Gjykata e Apelit: Anuloi shqyrtimin e ankesës së të dënuarve për vrasjen e Vanja Gjorgjevskës dhe Pançe Zhezhovskit appeared first on Alsat.