Nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” njoftuan se gjatë festave të Pashkëve parkimi do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët.
“Më 10,12, dhe 13 prill qytetarët do të mund të parkojnë pa pagesë në të gjitha parkingjet që menaxhohen nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”. Përjashtim bëjnë parkingjet e mbyllura me pagesë automatike në “Dilalja, “Trgotekstil” dhe “Paloma Bjanka”, ku pagesa do të bëhet sipas regjimit të zakonshëm” njoftuan nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër”
Sipas programit për ditët jo-pune për vitin 2026, 11 prilli është ditë pune, prandaj parkingjet që menaxhohen nga ndërmarrja publike do të punojnë me orarin e zakonshëm.
Shërbimi Merimanngë i NP i Komunës “Qendër”, do të punojë 24/7 gjatë festave. Pagesa e rregullt për parkim në parkingjet dhe lëshimi i kontratave në Drejtorinë e NP “Qendër” do të vazhdojë më 14 prill me orarin e zakonshëm të punës, njoftuan nga ndërmarrja publike.
The post Parkimi në Komunën Qendër gjatë festave të Pashkëve do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët appeared first on Alsat.
