Transporti publik i qytetit në Shkup gjatë festave të Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të së dielës, njoftojnë nga NQP Shkup.
– Me rastin e festës fetare të Pashkëve, gjatë fundjavës së zgjatur nga 10 deri më 13 prill, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Të shtunën, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë me orar të rregullt: biletaritë që punojnë me një ndërrim do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa biletaritë dhe qendrat e personalizimit që punojnë me dy ndërrime do të punojnë nga ora 08:00 deri në 18:00. Të premten dhe të dielën do të jetë e hapur vetëm biletaria në Qendrën e Transportit, me orar nga ora 08:00 deri në 14:00. E hëna është ditë jo pune për të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit, njoftoi NQP Shkup.
Nga NQP Shkup informojnë se teleferiku nga e premtja deri të dielën do të punojë me orar të rregullt, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa të hënën, si zakonisht çdo të hënë, nuk do të punojë.
– Kujtojmë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit të muajit, teleferiku është joaktiv, shtuan nga Shkup.
