Transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve që nisen drejt shteteve të BE-së nga sot po përballen me procedura të reja të hyrje-daljeve në zonën Shengen. Sistemi evidentimit elektronik në pikat kufitare EES ka nis të funksionojë nga 10 prilli për të gjithë shtetasit e huaj, por nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se po ju vështirësohet puna me shoferët e kamionëve dhe të autobusëve. Se a do të mund të vozisin shoferët më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve në zonën shengen, nga Shoqata “Makam-trans” thotë se kanë pasur përgjigje pozitive për prolongim të restrikcioneve deri në shtator.

 “Që në ditën e parë janë vërejtur komplikime dhe pritje të gjata në vendkalimet kufitare me BE-në. Si në Kroaci ashtu edhe në Hungari ka pasur radhë të gjata të kamionistëve tanë, të cilët për herë të parë nuk do të marrin vula në pasaporta, por do të fotografohen dhe të skanojnë gjurmët e gishtërinjve në sistem”, tha Shoqata e Transportuesve të kamionëve të RMV-së “MAKAM -Trans”.

“Makam-trans” thotë se synimi është të sigurohen kushte gjatë periudhës kalimtare për transport të pandërprerë të mallrave dhe pasagjerëve në BE, pa kufizime apo procedura diskriminuese, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (2001) dhe marrëveshjet dypalëshe në transportin rrugor.

Pas protestave të bëra 26-29 Janar duke bllokuar pikat transportuese doganore, shoferët e kamionëve dhe autobusëve u njohën si profesion më vete nga autoritet e BE-së. Për këtë kategori profesionistësh EES-ja është prolonguar deri në shtator, thonë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, duke identifikuar shtetet e BE ku më së tepërmi udhëtojnë kamionët dhe autobusët tanë për të marr viza afatgjate pune.

 “Me Bullgarinë dhe me Greqinë duhet të kemi marrëveshje të posaçme duke pasur parasysh se këtu ka qarkullim ditor dhe të mos ketë fare nevojë për viza apo kufizime. Pak e tretë po shkon relativisht mirë! Zvicra veç se e ka vënë në zbatim, Kroacia e ka në proces deri në javën e fundit të prillit. Sot e firmosa vendimin që përfaqësuesit tanë të shkojnë në Rumani që edhe atje të zgjidhet problemi. Hungaria premtoi që pasi të mbarojnë zgjedhjet parlamentare, të cilat i kanë tani të dielën, do të punojnë në zgjidhjen e problemit. 21-22 prill delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri shkon në Austri në takim me kancelarin, ku do të jetë një nga çështjet kyçe që do të bisedohet në agjendë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

Autoritet bëjnë me dije që edhe me Gjermaninë janë në bisedime përmes Odës së investitorëve të huaj, dhe me Britaninë e Madhe kanë nisur bisedime të posaçme duke qenë se ishullorët më nuk janë pjesë e BE-së dhe zonës Shengen dhe kanë rregulla të tjera të vizave të punës për profesionistët e huaj. Disa nga shoferët thonë se për Britaninë e Madhe marrin viza pune të përkohshme, ndërsa për Zvicër që është në Shengen zonë por jo në Bashkimin Evropian marrin viza tjera me leje qëndrim të kufizuar për 80 ditë.