Sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje, EES, i cili sot hyri në fuqi në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen, ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje disaorëshe për hyrje në Kroaci nga Serbia dhe Bosnja. Në disa pika kufitare, ndalesat kanë zgjatur me orë, pasi në vend të vulës në pasaportë, udhëtarët nga vendet jashtë BE-së tani për herë të parë kalojnë përmes regjistrimit biometrik me fotografim dhe marrje të gjurmëve të gishtërinjve. Fluksi është shtuar më shumë edhe për shkak të fundjavës së zgjatur festive dhe rritjes së numrit të udhëtarëve./Alsat.mk.
The post Sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje EES ka shkaktuar kolona të gjata në hyrje të Kroacisë appeared first on Alsat.
