Gazetar: Miki Trajkovski

Disa për pushim të shkurtër në Greqi, Mal të Zi ose Shqipëri, ndërsa të tjerë ditët e jopunës do t’i kalojnë pranë Liqenit të Ohrit. Ohri që nga dje ka filluar të mbushet kryesisht me mysafirë vendas që kanë apartamente dhe shtëpi pushimi. Nga turistët e huaj, më të pranishmit janë ata nga Turqia dhe Serbia. Përveç me diell, qyteti do t’i presë mysafirët edhe me çmime më të larta në restorante.

“Jam nga Turqia. Qëndrojmë vetëm një ditë. Na pëlqen. Përveç Ohrit do të shkojmë edhe në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë. Në Ballkan qëndrojmë 8 ditë”, deklaroi Turist nga Turqia.

“Unë jam shtetas i huaj, për çmimet në disa gjëra nuk janë të këqija, por tani me krizën… Kur e krahasoni me Zvicrën këtu? Çmimet janë të njëjta si atje, ushqimi këtu është më i shtrenjtë se në Zvicër, po ashtu edhe veshmbathja, ndërsa në restorante varet se në cilën pjesë ndodhesh”, tha një turist.

Në shumicën e restoranteve çmimet për kushtet tona, krahasuar me Serbinë, janë më të lira. Nuk është plotësisht lirë, por në krahasim me ne është më lirë dhe shërbimi është i mirë”, theksoi Turist nga Serbia.

“Restorantet mendoj se i kanë rritur çmimet, që për standardin tonë e dini si është. Turistët që vijnë nuk janë shpenzues të mëdhenj? Jo, shumica janë me banesat e tyre private”, u shpreh Turist nga Serbia.

Pronarët e mjeteve lundruese presin më shumë punë gjatë fundjavës së zgjatur festive.

“Lëvizjet janë standarde prej gjysmë ore dhe një ore. Xhiro rreth qytetit të vjetër që është më e popullarizuara dhe Rezidenca e Titos. A jeni të detyruar t’i rrisni çmimet e xhirove që i ofroni? Për momentin jo, por nëse vazhdon kjo krizë sigurisht që xhirot e shkurtra do të shtrenjtohen për 5 euro”, deklaroi Irak Kanevçe – pronar varke.

Se si do të jetë sezoni turistik, sipas gastronomëve, gjithçka do të varet nga zhvillimet në Lindjen e Mesme./Alsat.mk.

The post Ohri ka filluar të stërmbushet për shkak të fundjavës së zgjatur appeared first on Alsat.