Fundjava e zgjatur e festave ka mbingarkuar pikat kufitare të vendit. Qytetarët tanë kanë vendosur që festën e Pashkëve ortodoksë ta presin nëpër vendet fqinje ku spikatë Greqia dhe Shqipëria në bregdet, përcjell TV21. Por, frekuentim të shtuar ka pasur edhe drejt Serbisë, Kosovës dhe Bullgarisë për të shfrytëzuar pikat turistike malore me familjarët e tyre. Autoritet zyrtare kanë evidentuar numër të lartë të hyrje-daljeve.

 “Në pikën kufitare Bogorodicë nga ora 09.04.2026 nga ora 12:00 deri në orën 10.04.2026 deri në orën 12:00, kanë hyrë në vend 1394 shtetas maqedonas dhe kanë dalë 6864 shtetas maqedonas… Në pikën kufitare Tabanocë nga ora 09.04.2026 nga ora 12:00 deri në orën 10.04.2026 deri në orën 12:00, kanë hyrë në vend 3158 shtetas maqedonas dhe kanë dalë 9150 shtetas maqedonas… Në pikën kufitare Dojran nga ora 09.04.2026 nga ora 12:00 deri më 10.04.2026 deri në orën 12:00, kanë hyrë në vend 241 shtetas maqedonas dhe kanë dalë 546 shtetas maqedonas”, tha Goce andreevski, zëdhënës i MPB-së.