Avokati Miralem Asani, në intervistë për Alsat, akuzon ish-ministrat dhe zv.ministrat shqiptarë të Drejtësisë se me mos përfshirjen e ligjit për gjuhët në ligjin për jurisprudencë, kanë sjellë një situatë të tillë. Ai thotë se me një marrëveshje politike kjo çështje mund të zgjidhet.

“Nuk është që gjithmonë diçka të kërkohet. Ajo që të takon, duhet të të takojë edhe pa kërkesë. Në këtë rast ne nuk e kemi në ligj askund se diçka ndalohet, nëse nuk ndalohet atëherë lejohet. Ata është dashur të jenë më vigjilentë dhe një gjë të tillë ta mundësojnë. ( Te ligji për jurisprudencë që është miratuar pas miratimit të ligjit për gjuhët)  Aty është bërë një lëshim i madh, se ligji për përdorimin e gjuhëve ka ardhur më 14 janar 2019, ndërsa ligji për provimin e jurisprudencës ka dalë në gazetën zyrtare më 11 shtator 2019, diku afër 8-9 muaj më vonë. Është dashur që një nen të ketë edhe për gjuhët, shembull, provimi i jurisprudencës mund të jetë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën e së paku 20 përqindëshit, ashtu siç është në kushtetutë edhe në ligjin e përdorimit të gjuhëve”- deklaroi Asani në intervistën për Alsat.

The post Asani: Ish-ministrat, lëshime me ligjin e jurisprudencës appeared first on Alsat.