BDI ka reaguar ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke akuzuar VLEN-in për “shitje të barazisë” dhe “regres të rëndë politik”.
Sipas BDI-së, ligji nuk parasheh kuota etnike, nuk obligon institucionet për identifikim të përkatësisë etnike gjatë punësimit dhe nuk përmban dispozita sanksionuese, duke e quajtur atë “ligj mashtrimi pa drejtësi”.

Në reagim thuhet se me këtë propozim po shkatërrohen mekanizmat ekzistues të përfaqësimit dhe po shkelet fryma e Amendamentit VI të Kushtetutës. BDI apelon për distancim nga, siç e cilëson, një politikë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme./TV21