Kongresisti Eliot Engel është ndarë sot nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Ai kishte përfaqësuar New York-un në Dhomën e Përfaqësuesve nga  viti 1989 e deri më 2021.

Engel kishte qenë zë i fuqishëm në ShBA për kauzën e shqiptarëve, sidomos asaj të Kosovës.

Ai i kishte bërë thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që të interventonte në Kosovë dhe të ndalonte spastrimin etnik të shqiptarve nga forcat serbe.