Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve.

Ai ishte larguar nga Kongresi amerikan në janar të vitit 2021, pas më shumë se tre dekadash në detyrë.

Kongresisti demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Ritchie Torres, tha se Engel ishte një avokues “i zëshëm për Kosovën dhe komunitetin shqiptar, kur pak të tjerë po iu kushtonin vëmendje”.
Engel, demokrat, kishte përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare – që nga viti 1989.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e bëri atë të famshëm në Kosovë.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit.

Engel kishte hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai ishte përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Ai kishte qenë ndër ligjvënësit e parë amerikan që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë.

The post Vdiq Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan appeared first on Alsat.