Lautaro Martinez do të mungojë të paktën edhe tri ndeshje: ndaj Comos, Cagliarit dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, sërish kundër Comos. Rikthimi ndaj Torinos mbetet i pasigurt, pasi edhe pse nuk bëhet fjalë për një rikthim dëmtimi, problemi është në të njëjtin muskul të pulpës, që shpesh kërkon kohë rikuperimi. Duhet pritur deri në mes të javës së ardhshme për të parë reagimin ndaj terapive.

Një goditje e fortë për Interin, sidomos përballë një kundërshtari të vështirë si Como e Fabregas. Në mungesë të kapitenit, përgjegjësia bie mbi liderët e skuadrës zikaltër si Calhanoglu, Thuram, Barella, Dimarco, Dumfries dhe Acerbi, që duhet të kenë reagim moral dhe teknik.

Calhanoglu e ka marrë përsipër këtë rol: “Kur mungon Lautaro, ndihet, sepse shënon shumë dhe ka personalitet. Gjithsesi, në dhomat e zhveshjes nuk është vetëm ai, kemi edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë dhe karizëm”.

The post Lautaro, 20 ditë jashtë. Calhanoglu nuk e dramatizon: Mungesa e tij ndihet, por kemi edhe liderë të tjerë appeared first on Telesport.